Huqja e vitit në tenis nga Novak Djokovic (Video)

Tenis 08 Maj 2018 14:18

Forma e Novak Djokovic së fundmi nuk është se ka qenë për t’u lavdëruar, e këtë gjë tenisti serb e dëshmoi edhe në takimin kundër Kei Nishikorit.

Në Madrid Open dje u takuan Nishikori dhe Djokovic, dhe serbi në fakt në fund triumfoi 2-0 ne sete (7-5 dhe 6-4), por nga ky takim u shkëput një moment i një gabimi trashanik të Djokovic, që në të kaluarën as që bëhej fjalë të bënte këso gabimesh.

 

-->