Hyri si zëvendësues, për 25 minuta kartonë të kuq dhe dhuratë për Sterling

Mbrojtësi brazilian, David Luiz është shndërruar në figurën tragjike të ndeshjes Manchester City – Arsenal, raporton Insporti.com.
Luiz edhe pse e filloi ndeshjen nga banka rezervë me t’u inkuadruar në ndeshje, brenda pak minutash ka lënë gjurmë.
Ai zëvendësoi Pablo Marin në minutën e 24-të.
Gabimin e parë e bëri në minutën e 45-të, kur ia dhuroi mundësinë Raheem Sterlingit të shënojë për rezultatin 1:0.
Ish ylli i Chelseat, me të filluar pjesa e dytë, bëri gabimin e dytë edhe më të rëndë.
Luiz shkaktoi penallti për shkak të tërheqjes që ia bëri Riyad Mahrezit në minutën e 49-të. Këtë gabim të tij, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Anthony Taylor e vlerësoi me karton të kuq duke e përjashtuar nga ndeshja.
Mbrojtësi, 33 vjeçar, për 25 minuta sa qëndroi në fushë më shumë ishte si futbollist kundërshtar se sa i Arsenalit.
Manchester City është duke fituar ndeshjen me rezultat 2:0. /Insporti.com/