Hysaj bën ritualin te Lazio, plasin të qeshurat nga shokët e skuadrës: E këndon “Bella Ciao”

Futboll 18 Korrik 2021 11:15

Mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj e ka nisur grumbullimin me skuadrën e tij të re, Lazion, ku u transferua si futbollist i lirë, shkruan Insporti.

Hysaj u ribashkua sërish me trajnerin Maurizio Sarri, pas eksperiencave të mëparshme te Empoli e Napoli. .

Në një darkë, Hysaj ka bërë prezantimin edhe përballë shokëve të skuadrës. Si çdo lojtar i ri që vjen në klub, duhet të këndojë përpara shokëve të ekipit dhe Hysaj e bëri.

Ai zgjodhi këngën “Bella Ciao” duke hipur sipër karriges ku nuk mungojnë të qeshurat.

Shihni videon:

-->