Hysaj bën tatuazhin gjigant, mbulon këmbën me kokën e shqiponjës

Futboll 04 Maj 2021 15:41

Elseid Hysaj e ka bërë një tatuazh në këmbën e tij të majtë dhe do të tregojë me krenari gjatë ndeshjeve se prej nga vjen, pra, se është shqiptar, transmeton Insporti.

Mbrojtësi i Kombëtares ‘Kuqezi’ dhe i Napolit ka bërë tatuazh kokën e shqiponjes, shpendit me të cilin identifikohemi si komb.

Shqiponja në këmbën e tij flet më shumë se mijëra fjalë. Shikoni videon e publikuar nga tatuazhisti napoletan, që ia ka mundësuar këtë “kryevepër” mbrojtësit Hysaj.

-->