Hysaj fiton përballjen ndaj Rrahmanit dhe Kumbullës

Futboll 23 Qershor 2020 21:38

Napoli ka mposhtur Hellas Veronën në kuadër të Serie A. Klubi napolitan këtë fitore e arriti në udhëtim me rezultat 0:2, raporton Insporti.com.

Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Genaro Gatusso në garën për pozitat që dërgojnë në garat evropiane.

Golat e fitores për napolitanët i shënuan Arkadiusz Milik në minutën e 38-të dhe Hirving Lozano në minutën e 90-të.

Në këtë ndeshje luajtën tre futbollistë shqiptarë, dy në radhët e Veronës dhe një te Napoli.

Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla kompletuan 90 minutat, ndërsa Elseid Hysaj zhvilloi 66 minuta.

Me këtë fitore Napoli renditet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Verona në të tetën me 36 pikë. /Insporti.com/

-->