Hysaj lëndohet – mësoni detajet

Futboll 27 Shkurt 2018 07:37

Napoli shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Cagliarit duke përforcuar kryesimin në Serie A.

Mirëpo, për futbollistin e kombëtares shqiptare Elseid Hysajn dhe adhuruesit e tij, takimi solli një lajm të keq. Mediat në Itali raportojnë se Hysaj ka pësuar një lëndim dhe kjo ishte arsyeja pse kërkoi zëvendësimin në minutën e 74-të të ndeshjes.

Napoli ka njoftuar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do t’ju nënshtrohet testeve mjekësorepër të mësuar natyrën dhe shkallën e lëndimit.

Hysaj këtë sezon ëhstë paraqitur në 19 ndeshje për Napolin, ekip në të cilin luan që nga viti 2015, kur u transferua nga Empoli.

-->