Hysaj në bisedime me gjigantin evropian

Futboll 06 Dhjetor 2018 20:16

Mario Giuffredi , agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të negociatave për kalim te Chelsea.

“Nuk mund të përjashtoj vazhdimin e negociatave me Chelsean në janar. E dimë se kishte kontakt verës, sepse Sarri e donte atë, dhe e dimë që Davide Zappacosta s’ka pëlqimin e trajnerit”.

|Ancelotti e vlerëson lojtarin, nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për shkak të arsyeve taktike. Ancelotti është trajner i madh, sepse e di si ta përshtatë formacionin varësisht prej kundërshtarit. Tani ka disa rotacione dhe s’është korrekte që Hysaj të humbë vendin. Duket e paarsyeshme, sepse në sezonet e fundit ka luajtur gjithmonë”, ka thënë  Giuffredi për Radio CRC.