Hysaj: Nuk ishte edhe aq vështirë ndaj Anglisë

Futboll 28 Mars 2021 20:22

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në “Air Albania” nga Kombëtarja e Anglisë me rezultat 0:2, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Reprezentuesi shqiptar pas ndeshjes deklaroi se nuk ishte edhe aq vështirë ndaj “Tre Luanëve”.

 “Ndesha me Anglinë ishte e vështirë, por jo edhe aq e vështirë. Ne kishim dy raste dhe nuk mund t’i humbësh ato mundësi. Nëse gabon në ato dy mundësi, atëherë do të pësosh. Ne po luanim mirë në minutat e para. Anglia nuk kishte shumë mundësi të mira për të shënuar. Duhej të ishim më të shpejtë në mbylljen e hapësirave në krosimet e Anglisë”, deklaroi Hysaj për SuperSport, transmeton Insporti.com.

-->