Hysaj përcillet nga skuadrat e Premier League

Futboll 08 Shkurt 2018 11:04

Mbrojtësi i Shqipërisë mund të largohet nga Stadio San Paolo në fund të këtij edicioni, pasi po përcillet me kujdes nga dy skuadrat e mëdha angleze

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Elseid Hysaj.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e klauzolës së largimit të tij është rreth 50 milionë euro. /Insport.com

-->