Hysaj i përgjigjet ofertave të klubeve angleze

Futboll 28 Mars 2018 10:21

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Shqipërisë dhe i skuadrës italiane Napoli, Elseid Hysaj, i është përgjigjur dy gjigantëve të Premier League.

Më herët u bë e ditur se skuadra e Arsenal dhe ajo e Manchester United, kishin shprehur interesim për mbrojtësin shkodran, ku madje kishin ofruar shumë të madhe për transferimin e tij.

Mirëpo sipas “Calciomercato”,  24 vjeçari ka kërkuar rinovimin e kontratës me ekipin napolitan dhe sipas marrëveshjes së re, klauzola e tij mund të shkoj deri në 80 milionë euro.

Kjo marrëveshje thuhet se mund të arrihet në ditët në vijim dhe madje ka zëra që thonë se pikërisht Napoli me Hysaj, po mundohen të ngritin pazarin për skuadrat e interesuara për të. /insporti.com

-->