Hysaj pranon ofertën, bëhet me skuadër të re

Futboll 11 Korrik 2019 22:13

Aventura e Elseid Hysajt te Napoli është në ditë e fundit të saj. Mbrojtësi shkodran ka pranuar parimisht kalimin tek Atletico  Madrid.

Skuadra spanjolle është ajo që ka insistuar në firmën me futbollistin shqiptar dhe është ajo që ka ngritur më shumë ofertën në drejtim të skuadrës së Serie A.

25 milionë euro do të paguajë Atletico e Madridit për Hysajn, një mbrojtës që u kërkua dhe nga Chelsea, por asnjëherë me ofertë  zyrtare.