Hysaj reagoi ndaj gjyqtarëve, u ndalua nga Gatusso

Futboll 14 Janar 2020 23:52

Napoli fitoi ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Perugias me rezultat 2:0, pa ndonjë problem të madh, shkruan Insporti.com.

Titullar në këtë ndeshje për Napoli ishte edhe reprezentuesi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili u bë edhe protagonist i një rasti të diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Mbrojtësi shkaktoi një 11-metërsh për kundërshtarin për një prekje me dorë, i cili sipas Hysaj nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë pasi topi e kap në trup. Për fatin e tij të mirë penalltia u prit nga portieri Ospina.

Por, Hysaj asesi të pajtohej me atë vendim. Pasi përfundoi pjesa e parë, ai shkoi në drejtim të gjyqtarëve për të kërkuar sqarim.

Është dashur ndërhyrja e trajnerit Gennaro Gattusos që Hysaj të largohej dhe të qetësohej.

-->