Hysaj shkakton penallti, Interi shënon ndaj Lazios

Futboll 16 Tetor 2021 18:24

Skuadra e Lazios po zhvillon takimin ndaj Interit në stadiumin “Olimpico” të Romës në kuadër të javës së tetë të Serie A, shkruan Insporti.

Interi ka arritur të kalojë në avantazh pas gabimit të mbrojtësit të djathtë të Shqipërisë, Elseid Hysajt, i cili shkaktoi penallti.

Për “zikaltërit” ka shënuar krotati, Ivan Perisic në minutën e 12.

/Insporti.com

-->