Hysaj shumë afër kalimit te Lazio

Futboll 23 Qershor 2021 15:44

Sipas raporteve të fundit nga Italia, Elseid Hysaj është afër bashkimit me Lazion dhe bashkë me të në këtë skuadër ka kërkuar të rikthehet edhe Anderson.

Braziliani ishte larguar nga Lazio drejt West Ham Unitedit, në një lëvizje prej 38 milionë eurove në vitin 2018. Sidoqoftë, 28-vjeçari tani mund të kthehet në stadiumin “Olimpico”, ku Maurizio Sarri u emërua për të zëvendësuar Simone Inzaghin, i cili iu bashkua Interit.

Ndërsa, sipas gazetarit Alfredo Pedullà, Hysaj është afër kalimit në “Stadio Olimpico” si lojtar i lirë. Reprezentuesi shqiptar do të largohet nga Napoli në fund të kontratës së tij më 30 qershor.

Sarri ishte trajner i Hysajt në Empoli dhe Lazio dhe mbrojtësi është i gatshëm të fillojë një përvojë të re me teknikun toskan në kryeqytet. Pedullà raportoi se takimi vendimtar midis lojtarit dhe klubit u shty për shkak se presidenti i Lazios, Claudio Lotito po finalizon shitjen e Salernitanas.

-->