Hysaj transferohet në Lazio?

Futboll 06 Korrik 2021 12:02

E ardhmja e Elseid Hysajt ka qenë tejet e përfolur kohëve të fundit.

Forma e mirë që mbrojtësi i Shqipërisë ka pasur me Napolin ka bërë që ai të kërkohet nga klube të njohura evropiane.

Së fundmi, besohet se Hysaj ka arritur marrëveshje me Lazion.

Mediat italiane raportojnë se Hysaj do të prezantohet te skuadra e Maurizio Sarrit nesër.

Hysaj pritet që të firmosë një kontratë katërvjeçare me një pagë neto prej 1.8 milionë eurosh në vit. /insporti.com/

-->