Hysaj transferohet në Liverpool?

Futboll 07 Qershor 2021 09:45

Mbrojtësi shqiptar, Eleisd Hysaj vazhdon të jetë në ballinat e gazetave sportive për shkak të ardhmes së tij. Hysaj nuk ka rinovuar me Napolin dhe është duke shikuar ofertat së bashku me agjentin e tij për të vendosur rreth skuadrës së re, transmeton Insporti.com.

Kapiteni i Kombëëtares së Shqipërisë vazhdimisht është lidhur me një transferim në A.C Milan, por tani mediet në Angli kanë raportuar se Liverpooli është futur në garë për shërbimet e tij.

Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit.

Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit.

 Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë.

Ndërsa, në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.

-->