Hysaj transferohet te gjiganti italian?

Futboll 30 Nëntor 2020 22:52

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, pritet t’i bashkohet Romës gjatë qershorit të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar të hënën mediumet në Itali.

Siç raportohet, Hysaj nuk ka arritur të merret vesh me Napolin për vazhdimin e kontratës dhe këtë situatë shpreson ta shfrytëzojë Roma.

Napoli ia ka bërë me dije Hysajt se do të ketë ulje të pagës për 20 deri 30 për qind. Hysaj 26-vjeçar te Napoli u transferua në qershor të vitit 2015 nga Empoli, derisa ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai i ka munguar skuadrës së tij për shkak të infektimit me koronavirus.

-->