Hysaj vazhdon stërvitjet me Lazion – pavarësisht mungesës së zyrtarizimit

Futboll 16 Korrik 2021 16:38

Elseid Hysaj ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i Lazios.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj vazhdon të jetë “pa skuadër” zyrtarisht, pasi Lazio ende nuk e ka bërë zyrtar transferimin e tij.

Mirëpo, “Biancocelestët” kanë publikuar stërvitjet e ditës së premte ku shihet Hysaj duke u stërvitur me transferimin e ri, Felipe Anderson, i cili erdhi nga West Ham United.

Hysaj erdhi tek Lazio me parametër zero, pasi atij i skadoi kontrata me Napolin. Ai është ribashkuar me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, i cili e solli nga Empoli tek Napoli dhe pati paraqitjet më të mira për të.

-->