I biri i Suarezit përsërit kafshimin që sulmues ia kishte bërë Chiellinit

Futboll 28 Prill 2019 13:29

Barcelonës i mjaftoi fitorja me rezultat minimal 1:0 ndaj Levantes, për tu shpallur kampione e La Ligës për herë të 26-të.

Golin e fitores e shënoi superylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili ndeshjen e nisi nga banka rezervë.

Në fund të sfidës ishte organizuar ngritja e trofeut në fushë dhe më pas festë për të gjithë lojtarët dhe familjarët e tyre që zbritën në fushë.

Të shumë ishin fëmijët që iu bashkuan baballarëve të tyre, teksa Messi mbante në krah tre djemtë e tij, Suarez në anën tjetër kishte më të voglin, Lautaron, që është vetëm 6 muajsh.

Një foto epike është shkrepur gjatë kësaj ceremonie, edhe pse thjesht një bebe, Lautaro është fotografuar në një moment teksa hap gojën fort dhe me nerva pranë supit të Suarez.

Veprimi i duhur në kohën e duhur dhe shkrepja perfekte e aparatit.

Një veprim i ngjashëm me atë të sulmuesit uruguaian në ndeshjen Uruguai-Itali në Botërorin e vitit 2014, kur sulmuesi kafshoi në sup mbrojtësin e Juventusin, Giorgio Chiellini.

Kujtojmë se Suarez një veprim të njëjtë kishte bërë edhe sa ishte pjesë e Liverpoolit, duke kafshuar mbrojtësin serb, Branislav Ivanovic.

-->