I dehur për 16 ditë

Formula 1 17 Gusht 2019 23:23

Piloti finlandez Kimi Raikkonen, ish-kampion bote në Formula 1 me Ferrarin në vitin 2007, në një intervistë për “Motorsport” ka rrëfyer një ngjarje të jetës së tij.

Një ndodhi e pazakontë për një person të konsideruar të përkryer dhe fjalëpak, ndaj dhe ai njihet me nofkën “iceman” (njeriu i akullt). Në intervistë, 40-vjeçari ka rrëfyer diçka të pabesueshme.

“Nuk ka rëndësi se çfarë është ajo gjë, por në jetën tënde duhet të bësh atë që të bën të ndihesh më mirë. Dhe duhet të jetë diçka argëtuese. Në rastin tim, të pi duhan dhe alkool më ka përmirësuar jetën”, tha Raikkonen.

Më tej, piloti aktual i Alfa Romeo, ka kujtuar një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2013, mes dy garave: Asaj të Bahrejn dhe Barcelonës. “Nuk mbaj mend shumë nga ajo kohë, pjesën më të madhe ma kanë kujtuar të tjerët. Kam qenë i pirë për 16 ditë. Nuk bëmë asgjë të gabuar, për ne ishte diçka normale, pasi u argëtuam duke i rënë përqark Evropës”, tha Raikkonen.