I futi gishtin në sy kundërshtarit, vlerësojeni a ishte me qëllim

Dueli kryesor në UFC Fight Night 159, që u zhvilua në Meksiko Siti ishte përballja Jeremy Stephens vs Yair Rodriguez, por ky duel u anulua, gjegjësisht u shpall “no contest” nga gjyqtarët për shkak të një incidenti të çuditshëm në kafaz.
Pas një goditjeje të Rodriguezit, Stephens duke dashur të kthehet me kundërsulm, zgjati pëllëmbën e hapur në drejtim të fytyrës së kundërshtarit dhe preku syrin e tij të majtë, shkruan Insporti.
Ngacmim i syrit, nuk lejohet në luftëra të këtilla dhe pas kontrollit mjekësor, u konstatua se Rodriguez nuk mund të vazhdojë më luftën.
Pas këtij veprimi ka pasur dhjetëra mijëra reagime në internet nëse sulmi ishte bërë me qëllim apo jo dhe nëse Rodriguez ka mundur të vazhdojë duelin.
Sidoqoftë, Insporti ju sjellë pamjet nga ky veprim që i solli finish të papritur meçit, që të mund të vlerësoni edhe vetë nëse gjyqtarët kanë pasur të drejtë.
“He got me good.” To the disdain of a Mexican crowd now throwing garbage into the Octagon, Jeremy Stephens and Yair “El Pantera” Rodriguez is ruled a No Contest due to stoppage (eye poke) #UFCMexico pic.twitter.com/c6lNEN3auF
— Sup Dog Sports (@supdogsports) September 22, 2019