I jipet lamtumira e fundit legjendës së Real Madridit, Gento

Futboll 18 Janar 2022 21:31

I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së Real Madridit, Francisco Gento, i cili vdiq sot në moshën 88-vjeçare, shkruan Insporti.

Gento ka qenë president nderi i Real Madridit deri në vdekjen e tij, një pozitë që e kishte trashëguar nga miku dhe ish-bashkëlojtari i vet Alfredo Di Stefano.

Së bashku, ata dy e shndërruan Real Madridin në klubin më të madh në Spanjë dhe në Evropë, duke i fituar pesë kupa evropiane radhazi, një arritje e paparë deri më tani në futboll.

Gento kishte luajtur për Real Madridin nga viti 1953 deri në vitin 1971.

-->