I pandalshëm Mërgim Berisha, shënon dy herë në Ligën e Kampionëve
Futboll
01 Dhjetor 2020
19:36

Sulmuesi kosovar që luan për Salzburg, Mërgim Berisha ka shënuar përsëri këtë javë në Ligën e Kampionëve.
Kosovari shënoi dy herë sonte në Moskë kundër Lokomotivës në minutën e 28-të dhe 41-të.
Në tri ndeshjet e fundit të Salzburg, Berisha ka shënuar, madje në dy ndeshje edhe kundër Bayern Munich por edhe kundër Atletico Madridit.
Dopieta e sotme e çon atë në kuotën e katër golave në garën më të famshme në botë në futboll, Liga e Kampionëve. /Insporti