I pandalshëm Vinicius Jr, shënon përsëri ndaj Liverpoolit

Futboll 06 Prill 2021 21:31

Është duke u zhvilluar takimi i parë i çerekfinales të Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpoolit, transmeton Insporti.

Real Madrid është duke zhvilluar takimin e parë ndaj Liverpoolit, ku synon që të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së dytë që do të zhvillohet në “Anfield” javën e ardhshme.

Vincius Jr. ka kaluar Realin në epërsi në minutën e 28-të të takimit pas një asistimi perfekt nga Toni Kroos.

Asensio ka dyfishuar epërsinë e Real Madridit pas një gabimi trashanik në mbrojtje të Liverpoolit.

Mohamed Salah ka ngushtuar rezultatin pas një goli nga afërsia në minutën e 50-të.

Vinicius Jr. ka rikthyer epërsinë prej dy golave për Real Madridin, me një gol të bukur pas asistimit të Luka Modric.

-->