“I paska ngjarë mamit për futboll”, tifozët tallen me djalin e David Beckham

Futboll 22 Shtator 2021 13:45

Djali i David Beckham, Romeo Beckham, debutoi të dielën në futbollin profesionist, duke luajtur për ekipin e kategorisë së tretë në SHBA, Fort Lauderdale, që është në pronësi të babait të tij.

19-vjeçari, i cili është edhe model, iu bashkua ekipit të dytë të Inter Miami në fillim të muajit dhe debutoi vetëm fundjavën e kaluar.

Por, videoja me momentet më të mira të ndeshjes tregoi se Romeo nuk ka talentin e të atit, sidomos në krosimet nga e djathta.

Tifozët nuk kanë pasur mëshirë me kritikat, me njërin prej tyre që shkroi në Twitter: “I paska ngjarë mamit për futboll”.

-->