I shënoi gol Kosovës, Harry Kane befason pas ndeshjes

Kombëtarja 17 Nëntor 2019 21:08

Sulmuesi anglez, Harry Kane e ka cilësuar si ndeshje të vështirë sfidën e sotme ndaj Kosovës, përkundër që ekipi i tij fitoi me rezultat prej 0:4.

“Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë, ata ishin të gatshëm gjithnjë dhe ne kemi fituar tashmë grupin prandaj psiqikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish. Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik dhe rezultati prej 0-4 është fantastik”, ka thënë Kane.

Kane shënoi njërin nga golat në fitoren prej 0-4 të Anglisë.

Golat e tjerë u realizuan nga Harry Winks, Mason Mount e Marcus Rashford.

-->