“I thashë Pogbas gabon nëse kthehet në Manchester United”

Futboll 19 Mars 2020 19:29

Ish-futbollisti i Juventusit, Claudio Marchisio ka zbuluar se e kishte paralajmëruar ish-bashkëlojtarin e tij, Paul Pogban që të mos rikthehet tek Manchester United.

Ylli francez në verën e vitit 2016 ishte rikthyer në ‘Old Trafford’, por duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’.

Pogba kërkohet nga Real Madrid, por ai është i lidhur edhe me rikthimin tek ish-klubi i tij, Juventus.

“Unë i thashë se gabon nëse shkon në Manchester. Nëse do dëshironte të ndryshonte klubin, atëherë ai duhet të zgjidhte Spanjën”, tha Marchisio.

-->