I thotë lamtumirë Bayernit, Ribery befason me vendimin për të ardhmen

Futboll 07 Maj 2019 12:13

Franck Ribery dotë largohet nga Bayern Munich pas plot 12 vitesh në “Alianz Arena” klub më të cilin fitoi gjithcka.

Anësori francez këtë muaj do të luajë ndeshjet e fundit me gjigantin bavarez, teksa është mësuar edhe destinacioni i tij i mundshëm.

Sipas “L’Equipe” francezi pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite ose në Katar.

Numri 7 i Bayernit largohet nga gjiganti bavarez me 85 gola në Bundesligë në 271 ndeshje të zhvilluara.

Me Bayernin, Ribery ka fituar tituj të Bundesligas, Ligën e Kampionëve si dhe Botërorin për Klube.