I vëllai vdiq prej infarktit, Chelsea shqetësohet për gjendjen e lojtarit

Futboll 23 Maj 2020 12:18

Kante është i gatshme të humbasë pjesën tjetër të sezonit. Ai ka frikë për shëndetin e tij. Mesfushori i Chelsea, Ngolo Kante, ende nuk i është rikthyer seancave stërvitore me ekipin. Francezi shfaqi shqetësime shëndetësore para se të rifillojë sezonin, i cili u pezullua në mars për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Nisur nga situata në të cilën ndodhet, Kante mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit në kampionatin anglez.

Chelsea i ka lejuar Kantes të stërvitet në shtëpi duke u kujdesur për shëndetin e tij. Më herët u raportua se klubi londinez është gati për faktin se francezi mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Kujtojmë se disa javë para Kupës së Botës 2018, vëllai i madh i Kante vdiq nga një sulm në zemër, ku në të njëjtin vit, 29-vjeçari humbi vetëdijen në një seancë stërvitore të Chelsea.

I vëllai vdiq prej infarktit, CHELSEA trembet nga Ngolo KANTE

-->