I vetmi pilot shqiptar në formula, Zendeli gati të bëjë hapin e madh drejt Formula 2

Formula 1 07 Dhjetor 2020 16:49

Piloti i vetëm shqiptar në garën me formula, Lirim Zendeli, aktualisht merr pjesë në kategorinë e tretë.

Por në bazë të rezultateve të arritura, sidomos gjatë këtij viti, Zendeli shpreson që së shpejti të ngrihet një nivel më lartë.

“Shumë i emocionuar që do të testojë veturën në Formula 2 për herë të parë. Falënderoj Official MP Motorsport për këtë mundësi” ka shkruar 21- vjeçari në Facebook.

Gjatë këtij edicioni, Zendeli ka zhvilluar 18 gara në Formula 3, duke u renditur i 8-ti në listën e përgjithshme me pikë.

-->