Ia del Andy Ruiz: U nokautua në rundin e dytë, por arriti ta fitonte meçin në fund

Boks 02 Maj 2021 09:30

Pas humbjes ndaj Anthony Joshua, Andy Ruiz u rikthye në ring dhe atë me fitore, shkruan Insporti.

Ruiz u rrëzua për tokë nga një nokaut i fortë, ai përsëri arriti të rikthehej dhe ta fitonte duelin me vendim unanim të gjyqtarëve (117-110, 118-109, 118-109).

Ruiz u rrëzua në raundin e dytë, por arriti që me performancë të lartë të bindte tre gjyqtarët për fitore.

Kujtojmë se, Ruiz nuk kishte boksuar që nga viti 2019, kur e humbi titullin e kampionit nga Anthony Joshua. /Insporti

-->