Ia del Drenica, triumfon ndaj Dritës

Futboll 06 Mars 2022 15:07

Skuadra e Drenicës ishte nikoqir i Dritës në takimin e javës së 23’të të Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Drenica arriti të marrë tre pikë në takimin ndaj Drenicës, pasi triumfoi me rezultat të ngushtë 2-1 – fitore kjo që erdhi pas 5 vitesh, në diten e Epopesë së UÇK-së.

Golin e parë për Drenicën e shënoi mesfushori drenicas, Fatlum Gashi. Kurse, pas një prekje me dorë nga Ardian Cuculi, Drenica dyfishoi epërsinë me anë të Kreshnik Ukës, i cili realizoi golin e 13 sezonal.

Ishte Marko Simonovski ai që realizoi me të filluar pjesa e dytë, duke ngushtuar rezultatin.

Ndryshe, takimi nisi 10 minuta me vonesë, pasi fusha ishte e mbuluar me borë.

Pas kësaj fitoreje, Drenica renditet në pozitën e 5’të me 31 pikë, ndërsa Drita mban pozitën e 3’të me 41 pikë.

/Insporti.com

-->