Ia shënoi Tottenhamit katër gola, ish-ylli i Arsenalit vjen me këtë tallje ‘të rëndë’

Futboll 02 Tetor 2019 08:51

Serge Gnabry ka ‘poshtëruar’ Tottenhamin mbrëmë, me katër golat e tij, teksa Bayern Munichu i shënoi plot 7 gola.

Gnabry ishte lojtari i ndeshjes ku ish-skuadrës rivale ia realizoi katër gola, që të gjitha në pjesën e dytë, shkruan Insporti

Në xhiron e dytë të grupit B në Ligën e Kampionëve, Bayerni mposhti 7:2 Tottenhamin, si mysafir në Londër.

24-vjeçari Gnabry, që në të kaluarën ishte pjesë e Arsenalit, ka thumbuar pas ndeshjes Tottenhamin, rivalin më të madh dhe më të urryer të ‘Topçinjve’.

“Londra Veriore është e kuqe!!!”, ishte postimi i Gnabryt pas ndeshjes në ‘Twitter’.

Anësori gjerman ishte pjesë e Arsenalit në vitet 2012-2016, derisa te Bayerni u transferua në vitin 2017, nga Werder Bremeni. /Insporti.com/