Ibra: Jam si luan, do luaja në derbi me çdo kusht

Futboll 17 Tetor 2020 22:47

“Festova sepse dëgjova një nga publiku, ai gëzim ishte vetëm për atë”, thotë Zlatan Ibrahimovic, autor i dy golave në derbin që Milani fitoi kundër Interit. Pas katër vitesh kuqezinjtë festuan dhe sulmuesi suedez në intervistën e dhënë pas ndeshjes vlerësoi shokët e skuadrës dhe sigurisht nuk mund të mos lëshojë batuta e ngacmime. Uria dhe luani janë në qendër të vëmendjes…

DERBI – “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Interit. Milani nuk e kishte fituar prej 4 vitesh, unë isha i mbyllur në shtëpi për dy javë dhe kisha shumë ‘uri’. E provova sot me dy golat e shënuar. Kisha humbur vetëm pak shijen gjatë karantinës dhe çdo tre ditë bëja tamponin. Do të luaja në derbi me çdo kushte, askush nuk do të më ndalonte. Jam i zhgënjyer që gabova nga penalltia, por e rëndësishme është fitorja. Kjo aventurë vazhdon”, shprehet Ibra.

TITULLI – “Jemi vetëm në fillim. Që kur kam ardhur ekipi ka bërë gjëra të mëdha, sipas që pas izolimit. Ekipi po rritet, mentaliteti është tjetër dhe të rinjtë marrin më shumë përgjegjësi. Të gjithë po stërviten në mënyrë të shkëlqyer. Ndjej shumë përgjegjësi, unë jam më i madhi në ekip. Është një situatë që më pëlqen shumë, pasi të gjithë më ndjekin dhe janë të uritur për të fituar. Postimi në Twitter? Unë jam si ai luani që kam postuar. Doja ta bëja në derbin e fundit, por e mbajta mënjanë (qesh)”, shton sulmuesi.

-->