Ibra në Torino takohet me Gjokoviç, nuk e kishin problem të komunikonin serbisht

Tenis 15 Nëntor 2021 20:57

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është takuar në Torino me tenistin serb Djokovic, transmeton Insporti.

Djokovic është në finalet e ATP-së për të fituar titullin e maestros dhe Ibra erdhi ta shihte dhe t’i uronte fat serbit.


Të dy biseduan për një kohë të gjatë, duke alternuar serbishten (Ibra ka origjinë boshnjake dhe kroate) por edhe pak italiane.

Së bashku me ta ishin edhe ish-lojtari i Milanit, Ignazio Abate dhe stafi i Gjokoviçit, të cilëve Zlatan u dëshiroi fat në finalet.

/Insporti.com

-->