Ibrahim Mustafa nënshkruan për Crvena Zvezdën

Futboll 28 Janar 2020 21:08

Mesfushori 19 vjeçar, ganezi Ibrahim Mustafa, është anëtari më i ri i skuadrës serbe Crvena Zvezda, një befasi kjo për tifozët e saj, edhe për shkak të emrit të tij.

“Njihet për shpejtësinë, forcën që i jep repartit të mesfushës, por edhe aftësisë për të shënuar”, thuhet në njoftimin e skuadrës beogradase.

Fillimisht ai do të luajë me të rinjtë e ekipit serb, por me gjasë të bashkohet edhe me skuadrën e parë.

 

-->