Ibrahimovic gëzon Milanin, ja çfarë ka ndodhur

Futboll 30 Qershor 2020 23:23

Zlatan Ibrahimovic është shëruar nga lëndimi dhe do të ftohet me skuadrën e Milanit për ndeshjen kundër Spal.

Është trajneri i Milanit, Stefano Pioli,  që të martën ka konfirmuar lajmin për rikthimin e Ibrahimovic.

 “Ibrahimovic po bën shumë mirë, si është një luan, ai është gjithmonë i uritur. Ai pati një stërvitje të mrekullueshme dje, nëse e përsërit atë sot dhe ma bën të qartë të gjithën, pastaj ai do të jetë në skuadër”, ka deklaruar Pioli.

Sulmuesi suedez kishte pësuar një lëndim në fund të muajit maj, dhe nuk ka mundur të paraqitet për Milanin pas rikthimit të Serie A.

-->