Ibrahimovic i dërgon mesazh të qartë Unitedit dhe Solskjaerit: “Nëse keni nevojë…”

Futboll 28 Gusht 2019 10:05

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic, i ka hapur derën një rikthimi në Premierligë.

Suedezi është duke luajtur në Amerikë dhe beson që ende mund të luajë në Evropë, nëse i jepet mundësia.

Ish-ylli i PSG-së, tha se ka fituar 33 trofe në Evropë, mirëpo po shpreson të fitoj ende me shumë.

“Mund të luaj ende në Premier Ligë. Nëse United ka nevojë, jam këtu. Por jam duke luajtur për Galaxy, andaj me vjen keq. E kam bërë punën ne Evropë. E kam shijuar, kam fituar 33 trofe dhe shpresoj që të fitojë edhe disa të tjerë këtu. Pastaj do ta përfundoj karrierën”, deklaroi ai.