Ibrahimovic i thur elozhe vetes: Jam lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në…

Futboll 17 Shtator 2019 14:29

Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa ka shkëlqyer tek të gjitha skuadrat ku ai ka luajtur.

Suedezi ka luajtur për skuadrat më të mira evropiane, si Ajaxi, Juventusi, Interi, Bracelona, Milani, PSG-ja dhe Manchester United.

Prej dy vitesh, Ibrahimovic aktivizohet në MLS, te Los Angeles Galaxy, ku edhe pse është në një moshë të vjetër përsëri ai po tregon një formë të shkëlqyer.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 37-vjeçari i ka thurur elozhe vetes, teksa është shprehur: “Unë mendoj se jam lojtari më i mirë që kam luajtur ndonjëherë në MLS. Mjafton të shikoni se çfarë kam bërë në dy vitet e fundit që kam luajtur këtu dhe e kuptoni se unë jam më i miri”, u shpreh sulmuesi suedez.

Ibrahimoviç ka shënuar 53%, të golave që ka shënuar e gjithë skuadra e LA Galaxy në këtë sezon.

Vetëm ditën e djeshme suedezi arriti të realizojë het-trik, në fitoren 7-2 të skuadrës së tij kundër Sporting Kansas Cityt.