Ibrahimovic ka një kusht të fortë për Milanin

Futboll 15 Mars 2020 10:29

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po bën mirë në këtë aventurë të tij të dytë me “Djallin”.

Suedezi ka rikthyer entuziazmin në skuadër dhe ka arritur të jetë një “lokomotivë” e mirë për djemtë e Piolit.

Drejtuesit duan të rinovojnë kontratën me “Bishën” suedeze, por ky i fundit ka një kusht.

Ai kërkon nga drejtuesit që kuqezinjtë të bëjnë një merkato cilësore dhe të ketë përforcime në skuadër.

Gjiganti nuk dëshiron që të luajë për një ekip që vë në dyshim dhe pjesëmarrjen në Europa League.

Drejtuesit i kanë idetë e qarta dhe duan të rrisin nivelin e grupit, por ka pikëpyetje të mëdha.

Ibra momentalisht ndodhet në Suedi së bashku me familjen e tij për shkak të koronavirusit.

-->