Ibrahimovic largohet nga Manchester United !

Futboll 22 Mars 2018 14:04

Duket se pas spekulimeve disa mujore për largimin e Zlatan Ibrahimovic nga Manchester United, po i vjen fundi.

Sipas raportimeve të fundit të shtypit anglez, sulmuesi suedez i cili qëndroi jashtë fushës për disa muaj pas lëndimit të tij, pritet se do të largohet nga “Old Trafford” dhe madje edhe më shpejt se sa që u mendua fillimisht.

Ibrahimovic, i cili iu bashkua Manchester United si lojtarë i lirë nga PSG në vitin 2016, gjatë ditëve në vijim thuhet se do të largohet përfundimisht nga “Djajtë e Kuq” dhe destinacioni i tij pritet të jetë ekipi amerikan i Los Angeles Galaxy, i cili bënë gara në MLS.

Sulmuesi 36 vjeçar këtë sezon luajti vetëm në shtatë ndeshje, kurse paraqitja e tij e fundit me United ishte në barazimin e “Djajve” 2-2 kundër Burnley, më 26 dhjetor 2017.

Trajneri Jose Mourinho, gjatë kohëve të fundit ka diskutuar me Ibran dhe i ka thënë këtij të fundit që mund të largohet nga “Old Trafford”, derisa suedezit ashtu kështu i kanë mbetur vetëm edhe katër muaj deri në përfundimin e kontratës së tij me Manchester United.

Skuadra e LA Galaxy për një periudhë të gjatë ka qenë e lidhur me një kalim të mundshëm të sulmuesit 26 vjeçar, transferim i cili duket se më në fund do të realizohet.

Megjithatë, sa i përket suedezit, ai ende nuk e ka bërë të qartë se ku dhe në cilën skuadër preferon të kalojë, pasi interesim për të kanë edhe ekipe nga vende tjera, përfshirë edhe Kinën, por edhe ish-ekipin e tij ku kishte filluar si i ri, klubi suedez i Malmo.

Ibrahimovic, po ashtu së fundmi ishte deklaruar edhe lidhur me dëshirën e tij për t’u rikthyer nga pensionimi me Përfaqësuesen e Suedisë, e cila do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. /Insporti.com

-->