Ibrahimovic me deklaratën e vitit për “Topin e Artë”

Futboll 06 Dhjetor 2018 23:04

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic njihet për deklaratat e tij  kontraverse.

E një të tillë e ka bërë edhe sa i përket ‘Topit të Artë’, që këtë sezon shkoi në duart e mesfushorit të Real Madrid, kroatit Luka Modric.

”Tani e kuptoj që Florentino Perez ka qenë duke garuar me Lionel Messin për ‘Topin e Artë’ dhe jo Cristiano Ronaldo”, tha sulmuesi suedez duke aluduar se presidenti i skuadrës spanjolle ka gisht në çmimin që jepet nga “France Football”.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarët që e kanë fituar më së shumti ‘Topin e Artë’, me nga pesë herë secili.

Këtë vit për befasi, ylli argjentinas u rendit në vendin e pestë, ndërsa portugezi i dyti, derisa i treti ishte francezi Antoine Griezmann.