Ibrahimovic nuk mund ta besoj që ekipi i tij humbi nga Interi

Futboll 10 Shkurt 2020 08:51

Interi ka shënuar fitore me përmbysje të jashtëzakonshme në derbin kundër rivalit të madh Milanit, për ta marrë kreun e Serie A.

Ekipi i Antonio Contes u kthye duke shënuar 4 gola në pjesë të dytë, për të fituar me rezultatin 4:2, transmeton Insporti.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë 0:2 të Milanit, pas golave të Ante Rebic e Zlatan Ibrahimovic.

Interi u kundërpërgjigj shpejt në pjesën e dytë, me dy gola në minutat 51′ dhe 53′, nga Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, për 2:2.

Përmbysjen e kompletoi qendërmbrojtësi Stefan De Vrij, që për epërsinë 3:2 në minutën e 70-të realizoi gol të bukur me kokë.

Fitoren krejt në fund e ‘vulosi’ Romelu Lukaku, që realizoi për 4:2 në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka thënë që pas një pjesës së parë përfekte në të dytën ndodhi e kundërta.

“Vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi! Pjesa e parë gati perfekte, e dyta e kundërta. Thamë në dhomat e zhveshjes së në 15 minutat e para duhet të kishim kujdes, por pësuam dy gola“.

“Në pjesën e parë treguam në fushë atë që kishim përgatitur gjatë javës, taktikisht. Në pjesën e dytë pësuam gol shpejt dhe humbëm besimin. Luajtëm pa besim dhe pa besuar!”.

“Si është humori? Keq! Dihet kur humbet një derbi në këtë mënyrë. Por, duhet të ringrihemi, sepse të enjten na pret një tjetër ndeshje”.

“Pas golit të dytë ra gjithçka kishim ndërtuar dhe besimi ynë. Mendoj se ka rëndësi eksperienca në këto ndeshje, sepse kur je 2-0 duhet të dish ta menaxhosh. Në pjesën e parë nuk pashë Inter të vendit të dytë, ndërsa në të dytën e treguan veten“.

-->