Ibrahimovic “thumbon” Cristiano Ronaldon
Futboll
05 Dhjetor 2019
19:50

Zlatan Ibrahimovic nuk ka kursyer komentet ‘kundër’ Cristiano Ronaldos, duke përfshirë së fundmi edhe Ronaldo Nazario (fenomeni brazilian).
Zlatan beson se ka vetëm një Ronaldo në historinë e futbollit, dhe ai është një brazilian.
“Do ta gjej Ronaldon e vërtetë në Itali? Asnjë. Ka vetëm një Ronaldo, braziliani” ka thënë Ibrahimovic.
Ibra kishte bërë të ditur edhe më parë se idhulli i tij ka qenë fenomeni brazilian, Ronaldo Nazario.
Është e qartë edhe se Lionel Messi është favoriti i suedezit, në raport me CR7.