Ibrahimovici në mënyrë ‘epike’ e konfirmon largimin nga LA Galaxy

Futboll 14 Nëntor 2019 09:20

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se do të largohet në dhjetor nga La Galaxy.

Sulmuesi suedez në një mesazh mbresëlënës ka bërë të ditur se po largohet nga skuadra amerikane.

Ibrahimovic kaloi te La Galaxy nga Manchester United dy vite më parë, derisa arriti të lë gjurmë edhe në MLS.

“Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem sërish i gjallë. Fansave të LA Galaxys – e dëshiruat Zlatanin, iu dhashë Zlatanin. Jeni të mirëseardhur. Tregimi vazhdon…tani kthehem për të shikuar bejsboll”, ka shkruar Ibrahimovic.

Legjenda suedeze ka konfirmuar që do të rikthehet në Evropë, derisa kërkohet nga Bologna, Napoli, Djajtë e Kuq dhe Milani, mirëpo që ende nuk dihet ende destinacioni i 38-vjeçari.

-->