Ibrahimoviq merr kritika të ashpëra, mbyti një luan në Afrikë për këto arsye

Futboll 06 Prill 2021 10:07

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç po kritikohet ashpër nga tifozët në vendlindjen e tij, kjo pasi sipas raportimeve Ibra ka vrarë një luan në Afrikën e Jugut, transmeton Insporti.

Ndonëse thuhet se Ibrahimoviç e kishte licencën për ta bërë këtë gjë, ai po kritikohet me të madhe në Suedi, kjo pasi lojtari ka marrë me vete në shtëpinë e tij, lëkuren, nofullën dhe kafkën e luanit.

39-vjeçari është i pasionuar pas luanëve. Ai e cilëson vetën si të tillë, madje ka edhe një tatuazh në trupin e tij.

Ibrahimovic, 39, has a large tattoo of a roaring lion etched across his back (pictured above)

Ndryshe, sipas raportit nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve nga viti 2004 deri 2014 u vranë rreth 1.7 milionë kafshë për t’ua marr lëkuren me vete në shtëpinë e tyre. /Insporti

-->