Icardi drejt Juventusit – ky është lajmi i fundit

Futboll 02 Gusht 2019 13:23

Mauro Icardi i ka vendosur ultimatum Interit duke kërkuar transferimin te Juventus, në të kundërtën, sulmuesi do të qëndrojë te zikaltërit.

Siç shkruan “Sportmediaset”, në një shkrim të publikuar të enjten në mëngjes, sulmuesi argjentinas, edhe pse ka rinisur stërvitjen me Interin, e ardhmja e tij është larg Milanos.

U fol për Napolin, por bomberi 26-vjeçar në mendje ka vetëm Juventusin. Mauro Icardi nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga idetë e tij. Ai ka lajmëruar dhe më herët se dëshiron të qëndrojë te Interi.

Është i gatshëm edhe të rrijë dy sezone pa luajtur për të qëndruar te zikaltërit, por në rast se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk e dëshiron, tashmë Icardi ka bërë zgjedhjen e tij dhe vullneti i argjentinasit është transferimi te Juventus.

Bardhezinjtë janë tashmë në bisedime me Manchester Unitedin për të siguruar sulmuesin Romelu Lukaku, por kjo ka mbetur pezull për shkak të Dybalas.