Icardi me një tjetër postim për Wandën, ja çfarë shkroi

Sportbizz 23 Tetor 2021 09:52

Historia e Mauro Icardi dhe Wanda Nara po vazhdon me futbollistin e PSG-së, i cili po vazhdon me postimin e fotografivë në krah me Ëandën, përcjell Insporti.

Para pak minutash Icardi ka postuar një fotografi me Wandën, ku shihen mjaft të afruar, me mbishkrimin: “Paçi një ditë të bukur”.

Futbollisti i PSG-së ka postuar edhe fotografi të tjera me gruan e tij këto ditë, ku ja ka bashkangjitur këto shkrime:

“Faleminderit, dashuria ime, që vazhdoni të besoni në këtë familje të bukur, faleminderit që jeni motori i jetës sonë. Të dua”.

“Më mbaj fort dhe mos më lësho kurrë, Wanda”, shkroi ai.

Sipas Marca, ylli i PSG-së mund të përballet me një gjobë nga klubi i Ligue 1 për mospjesëmarrje në stërvitje dhe mos disponim për ndeshjen e Leipzig.

Icardi dhe Wanda kanë dy vajza – Francesca dhe Isabella – dhe i kanë rritur ato përkrah tre djemve të Ëandës (Valentino Gaston, Constantino dhe Benedicto) nga lidhja e saj e mëparshme me Maxi Lopez.

-->