Icardi në krizë, fajet i ka Juventusi

Futboll 15 Shkurt 2020 00:01

Mediat italiane raportojnë se Juventus është hedhur fuqishëm në sulm për argjentinasin Mauro Icardi për sezonin e ardhshëm. Madje ka edhe më shumë: rënia e rendimentit që ka pësuar sulmuesi argjentinas në javët e fundit me fanellën e PSG, me vetëm 1 gol në 6 ndeshjet e fundit, nuk është rastësore.

Sipas raportimit të “Sport Mediaset”, në fakt pas rënies së performancës së Icardit qëndron interesimi i klubit bardhezi. Nga Torino duket se janë gati të nisin një tratativë me parisienët, që do të nxirrte jashtë loje Interin.

PSG do të blinte futbollistin nga zikaltërit për ta transferuar më pas atë menjëherë te Juventus, që nga ana tjetër do të ofronte Pjanic si kundër ofertë teknike. Një strategji e qartë ndez fuqishëm sinjalet e afatit kalimtar përreth Icardit.

-->