Icardi nuk heq dorë nga Wanda, ja postimi

Sportbizz 20 Tetor 2021 16:06

Ndërsa PSG fitoi, megjithëse me vështirësi, kundër Leipzig, Mauro Icardi po luftonte me një përpjekje tjetër për t’u pajtuar me Wanda Nara-n. Sulmuesi argjentinas u përpoq përsëri të hyjë në zemrën e partneres pas ndarjes, siç vërtetohet në veprimet e fundit të lojtarit.

Ish-lojtari i Interit ka lënë gjithçka mënjanë, madje edhe futbollin dhe PSG, duke ndjekur partneren në përpjekje për të bërë gjithçka të mundshme për të shëruar dhimbjen… megjithëse përpjekjet e deritanishme rezultojnë pa fat.

https://www.instagram.com/mauroicardi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f5cbaf2-15d5-4c25-9b15-09f85c739954

Postimi i fundit lidhet me të kaluarën ku nuk ka nevojë për komente. Icardi shkroi në Instagram: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të kesh besim në këtë familje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua”. Cili ishte reagimi i Wandas? A e konfirmoi zonja Icardi paqen me bashkëshortin e saj? Në realitet, deri më tani ëanda ka injoruar çdo mesazh të Mauritos.

-->